Ndihmë juridike falas për këdo që nuk e siguron dot

Shqipëria

Ndihmë juridike falas për këdo që nuk e siguron dot

Më: 26 maj 2018 Në ora: 11:41
Ilustrim

Qeveria ka bërë të mundur ofrimin e ndihmës juridike falas për cilindo që nuk ka mundësi të paguajë një avokat për të ndjekur çështjet e tij gjyqësore.

Kryeministri Edi Rama, nga Berati ku po zhvillon turin e llogaridhënies publike në kuadër të bashkëqeverisjes me qytetarët theksoi se për të gjithë ata që nuk mund të sigurojnë një avokat ne ofrojmë ndihmë juridike falas.

Një qytetareje e cila kishte probleme lidhur me pronësinë pasi ishte në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj me të cilin ishte divorcuar, por e kishte të pamundur të paguante një avokat, Rama i kërkoi të merrte ndihmën juridike falas që ofrohet nga qeveria.

“Çështja juaj i përket gjykatës, dhe nuk mund t’u japë zgjidhje drejtori i ALUZINI-t për sa kohë jeni ende në proces gjyqësor, sepse nëse ai ju jep të drejtë ju, por ndërkohë gjykata vendos pro bashkëshortit tuaj ,do të ishte drejtori i ALUIZNI-t që do të përfundonte në burg”, u shpreh Rama.

Rama vlerësoi këtu edhe punën e bërë nga Drejtoria rajonale e ALUIZNI-t në Berat duke e cilësuar si një ndër më të suksesshmet sa i përket rezultateve dhe shpejtësisë me të cilën ju jepet zgjidhej kërkesës së qytetarëve. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat