Washington Post: Mijëra protestues kërkojnë largimin e Ramës

Shqipëria

Washington Post: Mijëra protestues kërkojnë largimin e Ramës

Më: 26 maj 2018 Në ora: 14:22
Protesta e PD-së

Protestën e sotme të mbajtur nga opozita, teksa kërkohej largimi i Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, e kanë pasqyruar edhe mediat e huaja.

Washington Post pasqyron një raportim të shkurtër nga Associated Press.

“Mijëra përkrahës të opozitës shqiptare zhvilluan një protestë anti-qeveritare të shtunën duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin ata akuzojnë për lidhje me krimin e organizuar.”

“Basha tha se “qindra mijëra” mbështetës ishin duke marrë pjesë në tubim. Policia nuk dha shifra. Disa protestues hodhën edhe  muret rrethuese prej hekuri pranë Ministrisë së Brendshme dhe u përpoqën të thyenin në kordonin e policisë. Demokratët treguan një pamje të kryeredaktorit të gazetës së tyre Blendi Kasmi të plagosur nga policinë. Tubimi përfundoi në mënyrë paqësore pas rreth dy orësh”, shkruhet në gazetën e huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat