Policët dhe gazetari të plagosur në protestën e PD-së, flet drejtoti i spitalit: Jashtë rrezikut për jetën

Shqipëria

Policët dhe gazetari të plagosur në protestën e PD-së, flet drejtoti i spitalit: Jashtë rrezikut për jetën

Më: 26 maj 2018 Në ora: 17:59
Drejtori i Spitalit Ushtarak, Arben Zeneli

Drejtori i Spitalit Ushtarak, Arben Zeneli foli para mediave sit në lidhje me gjendjen shëndetësore të të plagosurve në radhët  policisë, por dhe gazetarit pas protestës së sotme të opozitës. Ai theksoi se gjendja e policëve të plagosur dhe gazetarit Bledi Kasmi nga protesta janë në gjendje të mirë shëndetësor.

“Në spital kanë mbërritur 9 policë të dëmtuar me dëmtime në regjone të ndryshme të organizmit dhe një gazetar i ardhur 10 minuta para tyre. Gjendja është e mirë, pa probleme për jetën. Janë bërë ekzaminimet e nevojshme, janë marrë edhe mjekime në urgjencë. Tre nga policët janë kartela të hapura dhe do të observohen nga ora në orë, ndërsa pjesa tjetër e policëve dhe gazetarit do të largohen pas pak minutash”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat