‘Kush rron nga shpata, nga shpata do të vdesë’, ja mesazhi i Kasmit pasi u dhunua nga policia

Shqipëria

‘Kush rron nga shpata, nga shpata do të vdesë’, ja mesazhi i Kasmit pasi u dhunua nga policia

Më: 27 maj 2018 Në ora: 08:49
Blendi Kasmi

Pas dhunimit të tij nga policia gjatë protestës së opozitës në bulevardin e Tiranës dhe në afërsi të Ministrisë së Brendshme, Kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, gazetari Blendi Kasmi ka ndarë një mësash në rrjetet sociala me ndjekësit e tij por edhe me ata që i kanë shprhur me mesazhe, solidaritetin e tyre pas dhunimit barbar nga forcat e policis.
“Kush rron nga shpata, nga shpata do të vdesë. Vështirësitë na bëjnë më të fortë miq”, thuhte ne masazhin e Kasmit publikura ne rrjetin sicial facebok.

Një ditë më parë Kryeredaktori i Rilindjes demokratike, Blendi Kasmi, në një intervistë ekskluzive të dhënë për Syri.net, tregoi momentet që është qëlluar dhe gjakosur nga policia para Ministrisë së Brendshme.

Kasmi tha se ndodhej aty sëbashku me gazetarë të tjerë, për të ndjekur nga pranë protestën dhe për ta pasqyruar atë në median ku punon.

Ai tha se në një moment ai është shtyrë nga protestuesit dhe është gjendur para gardhit të policisë, të cilët e kanë qëlluar disa herë me shkop[a gome, dhe pasi është gjakosur ai është larguar dhe është dërguar menjëherë në spital ku edhe është mjekuar.

‘Unë në atë protestë isha si gazetar, nuk kisha shkuar për tu përleshur. Isha aty bashkë me kolegë gazetarë të tjerë dhe isha duke bërë foto. Në një moment jam shtyrë nga protestuesit nga pas dhe jam gjendur para gardhit të policisë. Fillimisht më kanë goditur dy herë në anën e majtë të kokës, dhe më pas më kanë qëlluar sërish dhe ku ,mbeta i gjakosur. Më pas më kanë marrë dhe më kanë sjellë në spital’, tha Kasmi.

Ndërkohë që kryeredaktori i RD ka dhe një mesazh për Ministrin Xhafaj.

‘Ai duhet të zbardhë sa më parë ngjarjen, të çojë para drejtësisë ata që kryen aktin, si dhe të kërkojë ndjesë publike’, u shpreh Kasmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat