Dhuna në protestën e PD, procedohen nga policia në gjendje të lirë 20 protestues

Shqipëria

Dhuna në protestën e PD, procedohen nga policia në gjendje të lirë 20 protestues

Më: 27 maj 2018 Në ora: 10:55
Protestuesit te Ministria e Brendshme

Policia e shtetit identifikon protestuesit e dhunshëm të protestës së një dite më parë dhe i procedon ata në gjëndje të lirë. 

Nga analizimi i pamjeve filmike ka rezultuar se një grup prej 20 personash kanë krijuar tension dhe kanë goditur efektivët e policisë me rrjetë hekuri, gurë dhe shkopinj tek Ministria e Brendshme dhe përballë Kryeministrisë.

Sipas bluve ata janë proceduar për kundërshtim të punonjësve të policisë, shkelje të lejes për protest si dhe goditje për shkak të detyrës. Nga incidentet e djeshme në protestën e opozitë mbetën të lënduar 11 efektiv policie dhe tre qytetarë që pas ndihmës mjeksore janë jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat