Me kapuç dhe tel në formë L-je, si grabiste 54-vjeçari lekët e pelegrinëve në Kishën e Shën Ndout

Shqipëria

Me kapuç dhe tel në formë L-je, si grabiste 54-vjeçari lekët e pelegrinëve në Kishën e Shën Ndout

Më: 27 maj 2018 Në ora: 21:42
Kisha e Shën Ndout

Me kapuç, xhup të zi dhe një tel në formë L-je, Ludovik Zajza grabiste lekët që linin pelegrinët në kasetën metalike të Kishës së Shën Ndout në Laç.

Në një kohë që muajt e fundit grabitja është bërë krimi më i shpeshtë, ku në disa raste kanë përfunduar edhe në vrasje, objekt grabitjeje janë bërë shtëpi dhe biznese të ndryshme. Ndërsa 54-vjeçari Zajza, ka zgjedhur të grabisë shtëpinë e Zotit, veprim për të cilin ai është penduar dhe ka kërkuar falje.

Ngjarja ka ndodhur në 22 prill të 2018-ës, rreth orës 01:00, kohë kur shërbimet e policisë së Komisariatit Kurbin, kanë marrë informacion se në Kishën e Shën Ndout, një shtetas kishte vjedhur disa sende personale që linin pelegrinët në ambientet e Kishës në kohën që bënin ritet fetare si dhe kishin vjedhur lekë në kasetën metalike të Kishës ku hidhnin lekë pelegrinët.

Identifikimin e autorit e ka bërë roja i Kishës, i cili e njihte grabitësin. Gjatë marrjes në pyetje të rojës, Pavlin Shahu, ka rezultuar se më datën 21.04.2018, rreth orës 22:30, një grup pelegrinësh nga Vlora me autobus, kishin shkuar në Kishën e Shën Ndout për të bërë pelegrinazh, ku njëri prej pelegrinëve që më vonë është identifikuar si A.K. e ka informuar se ka konstatuar një shtetas me kapuç në kokë që vidhte lekë në kasetën ku hidhnin lekë pelegrinët nëpërmjet një teli që e fuste të vrima e objektit. Menjëherë pas këtij momenti, shpjegon roja i Kishës, ka vajtur tek vendi ku mori informacion dhe ka konstatuar se autori i këtij veprimi ishte, Ludovik Zajza të cilin ai e njihte, dhe se në momentin që ai i ka thirrur, Ludoviku është larguar në këmbë, me vrap nëpër shkurre. Deklaruesi shprehet se ka dyshime se përveç këtij rasti, Ludovik Zajza ka vjedhur edhe herë të tjera në Kishë.

Dëshmia e pelegrinëve

I pyetur rreth këtij fakti, shtetasi A.K. ka shpjeguar se në momentin që po bënin ritet fetare, në Kishë ka parë një person me kapuç të zi në kokë dhe trup të shkurtër, duke nxjerrë lekë nga kaseta metalike e Kishës, nëpërmjet një teli e për këtë fakt ka njoftuar rojën e Kishës, i cili ka ardhur menjëherë dhe e ka identifikuar autorin i cili është larguar me vrap. Pelegrini shpjegon se në momentin kur po bënte ritet fetare, ashtu si edhe të tjerët kishte lënë një varëse me kryq dhe byzylyk në një ikonë të Kishës, për mbarësi, për t’i marrë më pas, por kur ka dalë për t’i marrë nuk i ka gjetur aty e për këtë fakt ai ngre dyshime se ato ia kanë vjedhur dhe se autori, është pikërisht personi me kapuç në kokë përmendur më lartë. Në lidhje me këtë ngjarje është pyetur edhe një pelegrin tjetër nga Vlora, i quajtur I. H., i cili ka shpjeguar se në momentin që po bënin ritet fetare në Kishë, kishte lënë një varëse me kryq në një ikonë të Kishës për mbarësi, për ta marrë më pas, por kur ka dalë për ta marrë nuk e ka gjetur aty e për këtë fakt ai ngre dyshime se ato ja kanë vjedhur dhe se autori është pikërisht personi me kapuç në kokë përmendur më lartë. Ndonëse nuk e kishte parë duke bërë një gjë të tillë. Në vijim të veprimeve hetimore, policia gjyqësore ka bërë të mundur gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të veprës, Ludovik Zajza, me makinë tip “WV” me targë AA 200 EH. Gjatë kontrollit i është gjetur në makinë një xhup i zi me kapuç që ka pasur të veshur në momentin kur ka kryer vjedhjen, 350 lekë dhe një tel, fundi i të cilit ishte në formën e germës L ,që është përdorur për të nxjerrë lekët nga kaseta metalike e Kishës sende këto të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat