Populli i varfër, sheikët e parlamentit të Shqipërisë 150 milionë euro pasuri

Shqipëria

Populli i varfër, sheikët e parlamentit të Shqipërisë 150 milionë euro pasuri

Më: 28 maj 2018 Në ora: 08:05
Parlamenti shqiptar

Edhe pse Shqipëria është një nga vendet më të varfra në botë, pasuria e sheikëve të parlamentit tonë arrin deri në 150 milionë dollarë. Shumica prej tyre  nuk kanë pasuri të madhe në emrin e tyre, por i kanë investuar në biznese me familjarët.

Sipas “Exsclusive”, në Top Channel, një pjesë e deputetëve shqiptarë vijnë nga bota e biznesit. Ka nga ata që zotërojnë pasuri të frikshme, ndërsa nuk mungojnë akuzat për blerje mandatesh.

Të paktën me atë që deklarohet zyrtarisht, ky Parlament me 140 deputetë kushton 150 milionë euro.

Në fushata elektorale ata u premtojnë zgjedhësve se do t’i zgjidhin hallet dhe problemet e tyre. Kur hyjnë në Parlament debatojnë dhe kacafyten me njëri-tjetrin për varfërinë dhe mjerimin e shqiptarëve.

Andi Bushati ka shpjeguarr arsyet pse biznesmenët i futen politikës, duke theksuar se një deputet që ka biznes, kur i duhet të miratojë një ligj fiskal, teorikisht është në kushtet e konfliktit të interesit.

Ai shprehet se:

Njeriu që ka bërë para’, kërkon të jetë edhe personazh i respektuar përmes politikës. Duan edhe një lloj mbrojtjeje më të madhe se një qytetar i thjeshtë për atë milionin e parë që nuk dihet si e kanë bërë”.

Instituti i Studimeve Politike thotë se në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin gjenden 7 deputetë që kanë aktivitete private prodhuese dhe tregtuese, pra në fushën në të cilën ata shqyrtojnë dhe marrin vendime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat