Vranë të riun për një karikues, tjetër vendim për autorët

Shqipëria

Vranë të riun për një karikues, tjetër vendim për autorët

Më: 28 maj 2018 Në ora: 11:08
Marvi Mihali

Paraditen e sotme gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e akuzës ndaj tre autorëve të dyshuar të vrasjes së Marvi Mihalit.

Pak kohë më parë ata ishin lënë të lirë nga gjykata ndërsa prokuroria kërkoi rikthimin e tyre në qeli.

Ndaj tyre tashmë rëndon akuza nga “moskallëzim krimi” në “bashkëpunëtor në vrasje”.

Në ditën e fundit të korrikut të vitit të shkuar pas një konflikti për një karikues celulari mbeti i vrarë i riu Marvi Mihali.

Ishte reagimi i prindërve të tij që solli edhe ndryshimin e masës për autorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat