Basha: Rama po tradhton shqiptarët, refuzon negociatat për Xhafën dhe Tahirin

Shqipëria

Basha: Rama po tradhton shqiptarët, refuzon negociatat për Xhafën dhe Tahirin

Më: 30 maj 2018 Në ora: 10:36
Lulzim Basha

Nga spitali Ushtarak aty ku vizitoi minatorin e plagosur në Bulqizë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se mafia e kromit në 5 vite qeverise të Edi Ramës ka marrë jetë minatorësh sa në 20 vite të marra së bashku.

Sipas Bashës qeveria e Ramës po mbyll derën e negociatave vetëm për të mbrojtur Xhafajn dhe të lirojë Saimir Tahirin

“5 vite, mafia e kromit dhe mafia e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit me shokë i kanë marrë jetën më shumë minatorëve se në 20 vite të marra së bashku. Kjo nuk mund të vazhdojë më, duhet të ndalet dhe që të ndalet ne duhet ti japim fund një qeverie të marrë peng nga krimi dhe korrupsioni.

Ashtu si krimi i organizuar ka marrë peng Ministrinë e Brendshme që nga koha e Saimir Tahirit dhe tani me Agron Xhafaj dhe Fatmir Xhafaj, ashtu mafia e kromit, e lojërave të fatit kanë marrë peng  Edi Ramën, Olsi Ramën, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknurin.

Beteja që ne kemi nisur nuk është thjesht për largimin e vëllait të familjes mafioze Xhafaj, por të largojmë këtë qeveri që bëhet gati të bëjë aktin e fundit te tradhtisë, duke mbyllur derën e negociatave vetëm për të mbrojtur Xhafajn dhe të lirojë Saimir Tahirin”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat