Aleati paralajmëron Bashën: Ose bëj që të shkarkohet Xhafaj, ose do shkëputemi prej teje

Shqipëria

Aleati paralajmëron Bashën: Ose bëj që të shkarkohet Xhafaj, ose do shkëputemi prej teje

Më: 30 maj 2018 Në ora: 16:19
Lulzim Basha me deputete

Deputeti Agron Duka i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se pavarësisht miqësisë me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ai nuk mund të jetë ministër për sa kohë vëllain e ka të implikuar në trafik droge.

“Nuk mund të jetë ministër i Brendshëm dikush që ka vëllain të implikuar në trafik droge. Jam totalisht kundër kësaj. Nuk merrem as me Babalen, as me dikë tjetër. Nuk e kam me Xhafajn si individ, e kam mik dhe do ta kem. Politikisht, jam kundra. Edhe nëse Basha dhe anëtarët e tjerë të opozitës nuk triumfojnë në këtë lloj lufte që po bëjnë, për mendimin tim nuk kanë bërë asgjë. Nuk di si mund të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme vendore pa hequr këtë ministër të Brendshëm. Nëse nuk arrin sukses, jo vetëm unë, por edhe të tjerë, do t’i shkëputen z. Basha”, tha Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat