Procedimi për të rinjtë protestues, një tjetër reagim nga LSI: Ishte urdhër i Ramës

Shqipëria

Procedimi për të rinjtë protestues, një tjetër reagim nga LSI: Ishte urdhër i Ramës

Më: 30 maj 2018 Në ora: 17:23
Endrit Braimllari,

Endrit Braimllari, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar pas procedimit penal të protestuesve të FRPD dhe LRI lidhur me protestën që zhvilluan dje para Ministrisë së Brenshme. Në një status në rrjetin social ‘Facebook’ Brahimllari theksoi se ky ishte urdhri i Ramës.

Ai tha se; “Kjo është loja e një kryeministri frikacak i cili ka frik nga të rinjtë e vendit të tij”.

REAGIMI I BRAIMLLARIT
Edi Rama urdhëron krimin e organizuar të procedojë të rinjtë!
Pasi vazhdon me sukses planin e tij kriminal për të larguar të rinjtë nga Shqipëria, sot Kryeministri i krimit dhe varfërisë urdhëroi procedim penal për të rinjtë që protestojnë kundër një Kryeministri trafikant.
Kjo është loja e një Kryeministri frikacak i cili ka frik nga të rinjtë e vendit të tij.
Të rinjtë nuk do heshtin por do jenë në çdo shesh deri në largimin e atij që vrau shpresat, mbolli varfëri dhe krim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat