Rama nxjerr shifrat: Punësuam 10 mijë vetë për 3 muaj. Gënjeni kur deklaroni paga 30 mijë lekë

Shqipëria

Rama nxjerr shifrat: Punësuam 10 mijë vetë për 3 muaj. Gënjeni kur deklaroni paga 30 mijë lekë

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 11:09
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se në tre muajt e parë të vitit përmes zyrave të punës janë punësuar 10 mijë qytetarë.

Ai tha se objektiv është arritja e shifrës 25 mijë deri në fund të vitit.

Por kreu i qeverisë u shpreh se kompanitë e mëdha gënjejnë kur deklarojnë paga deri në 30 mijë lekë për profesione si inxhinier, financier apo ekonomist.

“Në cdo kompani po të trokasësh do të shohësh që ka vende të lira pune. Problemi i kompanive është aftësia specifike për mbulimin e nevojave të vendeve të lira të punës. Në këtë drejtim nuk ka një zgjidhje që jepet sot për sot. Por domosdoshmëri mbetet fuqizimi i sistemit të arsimit profesional. Nëse reforma jonë e arsimit profesional do të ishte bërë 20 vjet më parë, do kishim një tjetër situatë. Por sot rritja me shpejtësi e numrit të nxënësve që shkojnë në shkollat e arsimit profesional, ka filluar të japë shenjat e para të punësimit të të rinjve”, tha Rama.

Sipas tij “Në tre muajt e fundit kemi mbi 10 mijë të punësuar dhe jemi shumë optimistë se do të realizojmë objektivin që të kemi 25 mijë të punësuar të rinj brenda vitit vetëm përmes zyrave të punës. Ne në Shqipëri kemi një problem me pasqyrën formale të pagave që vjen si rezultat i një pjese të pagave që jepen në të zezë. Mjafton tu them se ne kemi 41% të pagave në kompanitë që hyjnë në fashën e biznesit të madh që janë 300 mijë lekë. Kjo është gënjeshtër, që një financier, ekonomist apo inxhinier brenda për brenda kompanive të paguhen 300 mijë lekë. Kjo nuk është e mundur. Këtë e thonë edhe të gjitha të dhënat e brendshme që ne kemi. Ky është një nga ato momentet që jemi përqëndruar dhe ka nisur një proces për ta luftuar këtë fenomen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat