Italia pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, Cutillio: Koha është tani!

Shqipëria

Italia pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, Cutillio: Koha është tani!

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 09:47
Alberto Cutillo

Ambasadori I Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, u shpreh besimplotë se edhe institucionet shqiptare nga ana e saj do të do të përmbushin reformat, dhe do të vijojnë rrugën e nisur.

“Në vende të ndryshme institucionet demokratike janë në udhëkryq dhe kjo reflektohet edhe në Bashkimin Europian. Modeli për paqe dhe prosperitet, duhet mbrojtur e duhet forcuar. Festimet si ky i sotmi janë raste të dobishme për një analizë të qetë dhe të dobishme për vlerat themeluese të demokracisë tonë.Në Shqipëri, ky qershor shpresoj të mbahet mend për procesin e rëndësishëm me BE. Italia është e bindur se është koha e përshtatshme për të nisur negociatat për Shqipërinë. Besojmë se njerëzit dhe institucione në Shqipëri do të përmbushin reformat, dhe do të vijojnë rrugën e nisur.”, tha ambasadori italin ne vendin tone. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat