'Tom Doshi dhe deputeti i PS më vunë pistoletën në kokë'

Shqipëria

'Tom Doshi dhe deputeti i PS më vunë pistoletën në kokë'

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 13:01
Tom Doshi dhe Edi Rama

Analisti dhe shkrimtari, Ilir Demalia, ka bërë një denoncim dje në emisionin “360 gradë”, të Artur Zhejit në Ora News.

Demalia në lidhje live nga Amerika ka thënë se e ka kërcënuar Tom Doshi së bashku me Fidel Yllin, dhe i kanë vendosur pistoletën në kokë.

Ilir Demalia:  Zoti Çupi iu përvesh Kejdit që është një vajzë e re, ndoshta s’ka eksperiencën, por lejohet. Shyqyr që e ka atë entuziasëm edhe për faktin se nuk e ka helmin që ka brezi ynë. Sulmoi Kejdin dhe na solli si model të zgjedhur nga populli Tom Doshin. Ai është pasqyrimi i kriminalitetit, i korrupsionit, i fëlliqësirës të Parlamentit, si mund ta sjellë ai si përfaqësim të popullit në Kuvend. Kjo është e turpshme për Çupin. Si mundet që një intelektual si Frrok Çupi ta sjellë si shembull. Tom Doshin e kam provuar vetë në kurriz si kriminel sepse më ka vënë revolen në kokë në 1995. E di këtë? E ka vënë te kafja e Fidelit së bashku me Fidelin. Të dy ishin të armatosur. Janë dëshmitarë të gjithë gazetarët që kanë qenë aty. E kupton ti se çfarë njerëzish kemi në Parlament sot?

Frrok Cupi: Unë do flisja me Ilirin, por jo me zotin Doshi se nuk është prezent. Do të doja që ta konsideroja atë që thotë Iliri. Nuk di gjë për krimet e Tom Doshit. Deri tani po flasim që të ndërtojmë një sistem demokratik ku realisht të flasë populli. E ftojnë popullin për 5 minuta në shesh dhe i thonë shko në shtëpi. Që do të thotë se e kanë përdorur popullin. Iliri dhe të tjerë thonë që populli gabon.

Ilir Demalia: Filluan kërcënimet, i ke në faqen tënde. ‘Ilir Demalia, mos fol më për Tom Doshin se do të të qërojmë’.

Frrok Cupi: Ndoshta të ka kërcënuar populli.

Ilir Demalia: Ja ku është Tom Doshi.

Frrok Cupi: E ka zgjedhur populli mor djalë. Ti lëmë popullit të drejtën të gabojë. Ka gabuar kur ka zgjedhur Tom Doshin, le të gabojë. Më vjen shumë keq që përmendet emri i Tom Doshit. Është i vetmi deputet që zgjidhet direkt nga populli. Të shkojmë te vlerat. Ai sërish do zgjidhet atje sepse funksionon për njerëzit. Mua më intereson që deputeti të zgjidhet në popull. Do të thotë se kemi një demokraci shumë të afërt me individin. Edhe Iliri edhe të gjithë ilirët duhet ta lënë popullin të flasë dhe të gabojë.

Ilir Demalia: Unë nuk trembem as nga Doshi, as nga kushdo qoftë sepse nuk i kam borxh njeriut. Tom Doshi filloi të çojë kërcënimet dhe ai tani po kërkon që unë ti kërkoj falje. Ky është Tom Doshi dhe turp për ty që e përkrah atë.

Frrok Cupi: Nuk kam turp që flas për Tom Doshin.

Ilir Demalia: Të paska paguar Tom Doshi, të ka blerë Tom Doshi. U bleve nga Sigurimi i Shtetit, u bleve edhe nga Tom Doshi.

Frrok Cupi: Po lëri këto histori tani.

Ilir Demalia: Po turp për ty. Ti dhe shokët e tu jeni shkaktarë të kësaj që po përjetojmë ne sot.

Frrok Cupi: Jo mo çfarë shkaktari jam unë. Të kam lejuar ta thuash nja dy herë sepse të kam mik, por nuk është e vërtetë dhe e pavërteta lihet këtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat