Nëse doni të jetoni në SHBA, kjo është oferta më e mirë

Shqipëria

Nëse doni të jetoni në SHBA, kjo është oferta më e mirë

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 23:11
Ilustrim

Dëshironi të bëni një jetë të qetë dhe larg metropolit dhe zhurmës, është një vend që ua ofron qetësinë që kërkoni, por përveç qetësisë personat që zgjedhin për të jetuar në Vermont të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të kenë mundësinë e punësimit nga shtëpia e tyre.

Guvernatori i Vermontit Phil Scott nënshkroi një projektligj i cili paguan 10, 000 dollarë për të gjithë personat që vendosin të shpërngulen në Vermont dhe të punojnë nga shtëpia për një punëdhënës jashtë shtetit.

Programi i Grantit të punëtorëve në lëvizje do të hyjë në fuqi në 1 janar 2019 dhe do të ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve për lëvizje, jetesë dhe punë.

Aktualisht Vermont ka buxhetuar fonde për të mbështetur 100 grante për 3 vitet e para dhe 20 punëtorë shtesë çdo vit që nga ajo kohë.

Përfituesit e grantit do të marrin 10,000 dollarë për dy vite.

Ky projekt ka nisur për shkak të plakjes së popullsisë në Vermont.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat