“Luftova, të ëndërrova në altar me fustan të bardhë”, dedikimi i Xhafer Matës: Shita shpirtin pas saj…!

Shqipëria

“Luftova, të ëndërrova në altar me fustan të bardhë”, dedikimi i Xhafer Matës: Shita shpirtin pas saj…!

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 13:43
Xhaferr Mata

Xhafer Mata, 31 vjeç vrau mëngjesin e sotëm 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni në lagjen “Don Bosko”.

Mata, baba i një djali 2 vjeç, i divorcuar dy muaj më parë nga bashkëshortja, vendosi t’i jepte fund jetës së tij pasi vrau Çunin me pistoletë.

Xhaferr Mata, sipas fqinjëve, kishte pasur konflikte të vazhdueshme me ish-bashkëshorten e tij.

Tepër aktiv në rrjetet sociale, Mata shkruan në profilin e tij në Facebook një dedikim që daton prej vitit 2014, por sillet në vëmendje në datën 4 qershor 2018, 4 ditë para tragjedisë.

“Luftova, humba shpirtin pas saj. Shita shpirtin pas asaj dashurie, kalova cdo nate duke ndertuar endrra, edhe iluzione. Kalova nete pa gjume, duke e menduar! Duke menduar qe ne altar te ishte ajo me fustan te bardhe edhe une te jem dhendrri. Enderrova me ate. Por edhe pse e desha me shume se veten, kjo gje nuk mjaftoi”, shkruante Xhaferr Mata në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat