Historia e pabesueshme: Çfarë fshihej pas arrestimit të dy izraelitëve në Tiranë?

Shqipëria

Historia e pabesueshme: Çfarë fshihej pas arrestimit të dy izraelitëve në Tiranë?

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Shqipëria ka vendosur që të mirëpresë muxhahedinët iranianë pas një kërkese të bërë nga ana e qeverisë amerikane.

Massoud Khodabandeh, këshilltar i qeverisë irakiane për çështjen e muxhahedinëve iranianë dhe Anne Khodabandeh, një eksperte britanike e anti-terrorit, kanë publikuar disa të dhëna interesante tek portali “Lobe Log”.

Ata thonë se Shqipëria pretendon se mund të de-radikalizojë luftëtarët e Shtetit Islamik, ashtu siç bëri me muxhahedinët iranianë. Por sipas tyre, ky pretendim nuk qëndron.

“Qeveria shqiptare vendosi të marrë muxhahedinët pas një premtimi se do ngrihet një institut për de-radikalizimin e tyre, me qëllim ri-integrmin e ekstremistëve në shoqërin. Kjo gjë nuk ndodhi. Buxheti i alokuar, i vendosur në ambasadën amerikane në Tiranë, nuk është prekur. Në vend të kësaj, pasi Donald Trump u bë president dhe vendosi të zhbëjë atë që la pas Obama, lejoi muxhahedinët të rigrupohen.

Rigrupimi do të thotë se ata do të vazhdojnë të bëjnë thirrje për ndryshim të dhunshëm të regjimit në Iran. Si rezultat, Shqipëria është kthyer në një shtet në linjën e parë në armiqësi me Iranin”.

“Muxhahedinët janë të implikuar edhe në aktivitete kriminale në Shqipëri, sikur asaj të mos i mjaftonte mafia e saj. Mes disa individëve të arrestuar për pastrim parash muajin që shkoi, ishin edhe dy izraelitë të lidhur me OJQ-në FARA. Kjo është e njëjta kompani e përfshirë në ndërtimin e një baze të mbyllur trajnimi ushtarak në Manëz, ku janë zhvendosur luftëtarët muxhahedinë”.

Nuk dihet sa qëndrojnë pretendime të tilla, ndërkohë që arrestimi i izraelitëve u publikua para disa kohësh, por nuk u dhanë shumë detaje nga autoritetet shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat