Zgjedhjet lokale, Idrizi paralajmëron Ramën: Do garojmë vetëm

Shqipëria

Zgjedhjet lokale, Idrizi paralajmëron Ramën: Do garojmë vetëm

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 14:47
Edi Rama dhe Shpëtim Idrizi

PDIU prej kohësh i ka bashkuar votat me PS-në për të kaluar projektligje ne Kuvend. Por sot krejt papritur kreu i PDIU-së, Shpetim Idrizi tha se kjo parti nuk do të qëndrojë më në pritje.

“Ne nuk mund të rrimë sot të presim, ne duhet të ringrihemi…”, tha Shpëtim Idrizi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PDIU-së.

 Idrizi tha se qeveria mund t’i vidhte PDIU mandatet, por historinë sipas tij nuk mund ta zhdukin.

”78 mije vota të barabarta me 7 mandate që sot nuk ekzistojnë në Kuvend…”, tha Idrizi duke i kujtuar Ramës se sot është forcë e katërt politike në Kuvend.

Qëndrimi i PDIU-së vjen në një kohë kur diskutimet kanë filluar për koalicionet e mundshme për zgjedhjet lokale.

“Zgjedhje në të gjitha nivelet nga kryetari e deri në fundin e piramidës organizative të PDIU-së”, paralajmëroi ai

Idrizi tha gjithashtu se PDIU do të garojë e vetme në të gjitha nivelet në garën për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Sido që të marrin votat, të na marrin mandatet, nuk mund të zhbëjnë se nga veriu në jug, do na kenë si një thumb, ngulur në trurin e tyre. Nuk e prishin dot këtë lëvizje, pasi kjo është partia e madhe. Ata mund të vjedhin mandatin e Idrizit, Takut, Mesilës, por nuk e vjedhin dot misionin tonë. Se vjedhin dot Çamërinë, sado që të flasësh për të, sado të përbetohesh për të. Pas një viti që u krye ai turp, siç ishin zgjedhjet, pasojat janë këto. Ata tentuan të lënë jashtë Kuvendit PDIU. Jo vetëm për të patur tepsinë me veten, por u bë e qartë kur çështja çame nuk përfshihet në programin e qeverisë”, vijoi Idrizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat