Ndarja nga jeta e Vokrrit, Rama: Lamtumirë kampion!

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Vokrrit, Rama: Lamtumirë kampion!

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 14:49
Fadil Vokrri

Për ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Facebook”.

“LAMTUMIRË KAMPION – Fadil Vokrri mbetet legjenda e gjallë e futbollit jo vetëm ne Kosovë, po në kujtesën e çdo futbolldashësi shqiptar”, shkruan Rama në “Facebook”.

Fadil Vokrri u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pas një sulmi në zemër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat