Xhuljeta Çuni e denoncoi ish-të dashurin 1 muaj para se ai ta vriste

Shqipëria

Xhuljeta Çuni e denoncoi ish-të dashurin 1 muaj para se ai ta vriste

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 21:15
Ilustrim

Xhuljeta Çuni, vajza 19-vjeçare që u qëllua për vdekje nga ish-i dashuri i saj ishte paraqitur dy herë në polici për të denoncuar përndjekjen nga Xhafer Mata. Por vetëm një muaj para se të vritej, ajo kishte firmosur kallëzimin.

Në një këtë njoftim zyrtar të Policisë së Shtetit që mban datën 7 maj 2018, bëhet e ditur se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të përndjekjes.

Burimet policore thanë për Ora News se maturantja Xhuljeta Çuni pasi kishte bërë kallëzimin penal kishte shfaqur shenja pendese duke pyetur nëse mund të arrihej në një zgjidhje paqësore të situatës së krijuar pas marrëdhënies së tyre disa vjeçare.

Pas denoncimit, specialistët e policisë kanë marrë në pyetje Xhafer Matën për ti komunikuar atij rrethanat e kallëzimit penal, por duke qenë se vajza nuk kishte pohuar ndonjë rreziku jete apo kanosje fizike apo verbale, u vendos që ai të ndiqej penalisht në gjendje të lirë.

Çuni dhe Mata mësohet se janë ballafaqur po ashtu edhe në Prokurorinë e Tiranës. Denoncimi i parë nga vajza e re është bërë që në shkurt të këtij viti, kur vajza ishte paraqitur në polici për të kallëzuar Matën, por nuk e ka firmosur dokumentin.

Këtë të shtunë trupat e pajetë të tyre u përcollën për në banesën e fundit, ndërsa policia ka marrë masa për të mbrojtur familjet, të cilat banojnë vetëm 500 metra larg në Don Bosko, për të parnadaluar kështu një hakmarrje të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat