Shpërthen ish-kongresmeni: Politikanët tuaj janë vetë mafia. Vranë njerëzit në Gërdec dhe vijnë e na qahen këtu!

Shqipëria

Shpërthen ish-kongresmeni: Politikanët tuaj janë vetë mafia. Vranë njerëzit në Gërdec dhe vijnë e na qahen këtu!

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 00:13
Ish-Kongresmeni amerikan Joe DioGuardi

Ish-Kongresmeni amerikan Joe DioGuardi revoltohet sa herë që e pyesin mbi politikanët shqiptarë. Ashtu edhe këtë radhë, DioGuardi është shprehur i revoltuar ndaj klasës politike në Kosovë e Shqipëri.

Ai thotë se politikanët shqiptarë janë vetë mafia. “Vetëm mafia e bën këtë dhe ajo do të zhduket” shprehet ai gjatë intervistës ku thotë se në Kosovë dhe Shqipëri janë krijuar oligarkë, që vetë pasurohen dhe popullin po e zhysin në varfëri.

Ai ka demaskuar më tej politikanët shqiptarë që marrin pjesë në mëngjesin e lutjeve në Ëashington, ndërkohë që kanë bërë Gërdecin dhe kanë vrarë të pafajshëm.

“Njerëz që janë përgjegjës për Gërdecin vijnë këtu për Mëngjesin e Lutjeve. Njerëz që u vendosin qytetarëve të tyre mina në afërsi të Tiranës, duke shitur fishekë kinezë amerikanëve. Këta janë njerëzit që tani vijnë në Ëashington për mëngjesin e Lutjeve. Ata thjesht duan të bëjnë foto me politikanët këtu që të mashtrojnë shqiptarët”, shprehet i revoltuar Di Guardi.

“Nëse flasim për politikën fjala e vetme që më bie ndërmend është keq. Ju e dini çka do të thotë keq. Nuk po e shoh zhvillimin e demokracisë që besoja se do të vinte në Kosovë, pas punës që kam bërë në Kongres, së të gjithëve në bordin e ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Ne shpresonim që pas pavarësisë do të fitonim një lloj demokracie, ndoshta jo të nivelit amerikan, por që do të ishte mjaftueshëm mirë që populli të fliste, jo politikanë, jo partitë, njerëzit të ishin krenarë që kanë një shtet që ofron punë për ta dhe fëmijë e tyre…

Politikanët nuk arritën të bindnin Evropën që t’u japin shqiptarëve viza për të udhëtuar në Perëndim për të kërkuar punë. Ata mund të shkojnë vetëm në Turqi. Kush do të shkojë në Turqi tani që Erdogani po sillet si në kohën e Perandorisë Osmane? Ky është njeriu që shkoi në zyrën e Sali Berishës dhe tha “Ku e morët këtë fotografi të Gjergj Kastriotit ai është tradhtar. Hiqeni! Dhe, çka bëri ai? E largoi. A janë këta shqiptarët që i zgjodhëm për të qenë politikanët tanë, në Shqipëri, Kosovë, apo kudo tjerër. Dhe, tani e kemi problemin me Ali Ahmetin në Maqedoni”, thotë politikani amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat