Skandal/ Nishani: Qeveria po parapërgatit manipulimin e zgjedhjeve

Shqipëria

Skandal/ Nishani: Qeveria po parapërgatit manipulimin e zgjedhjeve

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 09:58
Bujar Nishani

Ish- Presidenti Bujar Nishani reagon në lidhje me një lajm se qeveria po mbledh të dhënat e qytetarëve në shkolla dhe spitale.

Sipas ish- numrit 1 të shtetit shqiptar kjo po bëhet me qëllim manipulimin e zgjedhjeve.

Ndaj Nishani bën thirrje në lidhje me këtë veprim që ai e cilëson në kushtet e një skandali.

“Qeveria shqiptare urdhëron marrjen e të dhënave personale të shqiptarëve duke përdorur shkollat dhe spitalet.

Qëllimi: manipulimi i zgjedhjeve !

Një skandal që nuk mund të ndodh në asnjë vend normal.

Bota demokratike duhet ta dënoj këtë praktikë autoritariste.

Veproni tani!”, shkruan Nishani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat