“Si i bëri Edi Rama me ‘dhimbje koke’, dy deputetët e huaj”, rrëfimi i Berishës

Shqipëria

“Si i bëri Edi Rama me ‘dhimbje koke’, dy deputetët e huaj”, rrëfimi i Berishës

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 11:21
Edi Rama

Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan për një takim të kryeministrit Edi Rama me dy deputetë të një vendi anëtar të BE-së.

Biseda mes tyre duket se ka shkuar në “veshin” e Berishës nga një deputet socialist që kishte organizuar takimin.

Sipas Berishës, të huajt u çuditën nga gjuha e vrazhdë e Ramës, ndërsa aluduan se është një i sëmurë që duhet të shkojë tek doktori.

Rrëfimi i plotë i Berishës

Një ndodhi si në një spital psikiatrik!

Të dashur miq, këto dite vizituan Tiranen dy përfaqësues të rëndësishëm të një vendi mik anëtar i BE. Njëri prej tyre kishte miqësi të kahershme me një deputet socialist. Ky i fundit kishte organizuar takimin me krye, krye, krye Edvinin. Në orën e caktuar ata u paraqitën të shoqëruar edhe nga deputeti socialist në zyrën e Piktorit dështak. Por atyre u ndodhi ajo që nuk e kishin imagjinuar. Sapo u ulen, pa ju uruar mirëseardhjen, Edvini me harbutellek iu drejtohet:

‘Përse keni ardhur? Më thoni mua...’

Të habitur nga pritja, miqtë e huaj panë njëri-tjetrin dhe deputetin që i shoqëronte.

‘Mot i nxehtë në Shqipëri’, - i përgjigjet njëri prej tyre, i cili gjatë karrierës së tij politike prej tre dekadash kishte takuar dhjetëra e dhjetëra kryeministra.

‘Vape e madhe në Tirane’, - ia ktheu edhe tjetri.

Vendi i tyre është njeri nga më të paktat vende të BE-s që mbështet hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë. Të interesuar për rezultatet e lobimit pranë vendeve që janë kundër hapjes së negociatave pa kushte me Shqipërinë ata e pyeten Piktorin dështak nëse kishte bindur dot ndonjërin nga vendet skeptike për të ndryshuar mendim dhe konkretisht e pyesin për qëndrimin e Francës?

Ata u shtangen nga përgjigja e Ramës, i cili u tha se: ‘Franca me ka dhënë mua Urdhërin e Kavalierit të Legjionit të Nderit, por Franca dhe Makroni janë stupid (të marrë, idiotë) më bllokojnë hapjen e negociatave’.

Bashkëbiseduesit e huaj panë njëri-tjetrin të habitur dhe neveritur nga përgjigja e tij.

Pas kësaj, piktori dështak nuk foli më dhe filloj të zhgarravisë, vizatojë me bojëra mbi një letër që kishte para në prani të tyre pa folur më asnjë fjale për 10 minuta me radhë. Kjo situate i detyroi të dy vizitorët e huaj të ngrihen pa i marrë leje dhe të dalin nga zyra.

Ne korridorin e kryeministrisë, njëri prej tyre i tha mikut të tij shqiptar se bosi i tij, pra Rama, qenka i sëmurë rëndë dhe duhet të mjekohet. Kurse tjetri ia ktheu shkurt se ai ka nevojë për mjekim!

I zënë tepër ngushtë nga ndodhia, deputeti socialist u detyrua ti thotë i turpëruar mikut të tij se me sa duket bosi (Rama) kishte tërhequr ndonjë vizë (kokainë) më shumë nga mërzia se po vendosen kushte për hapjen e negociatave me BE-n dhe pas vitit 2016 kjo është hera e dyte që BE e bën këtë më Shqipërinë!

Të dy miqtë e nderuar, të habitur negativisht nga takimi dhe qëndrimi i dizekuilibruar i Ramës, nuk referuan asnjëherë në media se e kishin takuar atë, por bënë sikur nuk e kanë takuar fare.

Këtë histori nuk do ta publikoja pavarësisht se deputeti socialist jo pa qëllim gjeti rastin ta rrëfente tek qytetari dixhital po të mos ishin disa arsye të rëndësishme.

Së pari, kokainë apo sëmundje psikike apo të dyja së bashku kjo ngjarje tregon dhe njëherë se Edi Rama ka degraduar plotësisht!

Se dyti, të përpiqesh të bindësh Francën dhe presidentin e saj të nderuar me gjuhën enveriste të etërve të tij tregon se ai është një i sëmurë psikik apo rrugaç politik si dhe njeri qe shkelmon interesat kombëtare të vendit te tij.

Së treti, kjo histori është e përsëritur disa herë. Një vit më parë, Rama i sfazuar do të reagonte duke i rënë tavolinës më shumë se një herë me grusht gjatë bisedës me një përfaqësues të rëndësishëm të një vendi shumë të rëndësishëm.
Meqenëse Rama i sfazuar përsëriti mbi një herë xhestin e tij skizoid, bashkëbiseduesi e mori atë si kërcënim fizik dhe i përplasi Ramës në fytyre me dy grushtet me sa fuqi kishte tavolinën e bisedimeve, saqë shtangu Rama dhe diplomati i vendit që shoqëronte delegacionin tek Edvini. Se fundi, i kujtoj Ramës se gjuha që ke përdorur për Francën dhe presidentin e saj është gjuhë hoxhiste dhe se nuk duhet të harrosh se ekzakt të njëjtin urdhër që Presidenti Holland të ka akorduar ty, dy dekada më parë një president tjetër francez i ka akorduar edhe Emanuel Noriegës, të cilin dy vite më parë Franca e mori me barelë nga burgjet e SHBA për të vuajtur në Francë dënimin që i kishte dhënë drejtësia franceze për vese dhe krime të ngjashme me të tuat!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat