Presidenti Ilir Meta i ndodhur ne Prishtine merr pjesë në homazhet për nderimin e ish- kreut të Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri.
Meta pasi la një shënim në bllokun e kujtimeve u shpreh se talenti i Vokrrit do jetë frymëzim për gjeneratat e reja.
“Fadil Vokrri është legjendë e futbollit të Kosovës.
Talenti dhe suksesi i shkëlqyer i Vokrrit është frymëzim për gjeneratat më të reja për të ecur në rrugën e tij”, tha Meta.