Rehabilitimi i ish- luftëtarëve të ISIS në Shqipëri, reagon Edi Rama

Shqipëria

Rehabilitimi i ish- luftëtarëve të ISIS në Shqipëri, reagon Edi Rama

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 15:37
Edi Rama

Në lidhje me lajmin se në Shqipëri do të ndërtohet një kamp për rehabilitimin e ish- ushtarëve të ISIS, reagoi për herë të parë edhe kryeministri Edi Rama.

Deklarata e Ramës nuk ka qenë zyrtare, por duke i kthyer përgjigje një qytetari në rrjetet sociale.

Rama shkruan se kjo është e pa vërtetë, një lajm i stisur nga opozita.

“Z.Kryeminister…reagoni me shpejte dhe prere per gjerat sensitive si kjo qe po lakohet ditet e fundit per qendrat e ISIS, mos lejoni te perpunohet opinioni”, shkruan qytetari.

“E kemi sqaruar qe eshte nje fantazi e kthyer ne akuza dhe s’ka asgje te vertete, zero, por tregon se ne cfare katandie eshte opozita inekzistente e ketij vendi”, përgjigjet Rama.

Më herët akuzave të opozitës iu përgjigj edhe Këshilltari i Sigurisë në Kryeministri Sander Lleshi, i cili bëri me dije se nuk ekziston asnjë lloj ideje apo kërkese për të krijuar një kamp për ish- luftëtarët e ISIS në Shqipëri.

“Këto opinione që i referohen një fraze të përdorur nga kryeministri Borisov, janë krejt pa lidhje me subjektin të cilit shefi i qeverise bullgare i’u referua në prononcimin e tij”, u shpreh Lleshi.

“Behet thjeshte fjale per Qendren e Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem, qe ishte edhe organizatorja e konferences nderkombetare te para pak diteve, ku mori pjese edhe kryeministri i Bullgarise.

Shqiperia ka propozuar kthimin e kesaj qendre ne nje qender rajonale, per te kryer analiza, vleresime, studime, shkembim informacioni si edhe programe te perbashketa kunder ekstremizmit te dhunshem.

Por kjo qender as nuk eshte, as nuk mund te jete dhe as nuk i ka shkuar kurrekujt ne mendje qe te kthehet ne nje repart grumbullimi te ish-militanteve te ISIS-it” thuhej në deklaratën e Lleshit.

Ndërsa sipas opozitës këto janë veprime të Ramës për të marrë një dritë “jeshile” për hapjen e negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat