Shembja e Teatrit, artistët ashpërsojnë tonet me Ramën: Vetëm nëse shkel mbi trupat tanë

Shqipëria

Shembja e Teatrit, artistët ashpërsojnë tonet me Ramën: Vetëm nëse shkel mbi trupat tanë

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 22:14
Mirush Kabashi bëri thirrje që teatri duhet të mbrohet duke e cilësuar si Thembra e Akilit

Aktori Arben Derhemi në fjalën e tij ka shpëthyer kundër kryeministrit Rama. Duke e paralajmëruar se godina e Teatrit Kombëtar do të mbrohet me çdo çmim.

“Jemi shumë të butë, nuk ka më vend për të qenë kaq të butë, duhet të marrim në dorë fatin e Teatrit. O kryeministër që të gënjen mendja se je dikushi, as mos të shkojë mendja se mund ta shembësh, vetëm nëse shkel mbi trupat tanë. E vetmja rrugë është lufta. Le ta mbrojmë historinë me të gjitha mjetet, i lutem shumë popullit të Tiranës, të vijnë dhe të na mbështesë. Të gjithë bashkë do shkojmë në grevë urie”, deklaroi Arben Derhemi.

Ndërsa Mirush Kabashi bëri thirrje që teatri duhet të mbrohet duke e cilësuar si Thembra e Akilit.

“Teatri Kombëtar është për ne si Thembra e Akilit. Kemi dhënë kontribut në emancipimin e shoqërisë”, u shpreh Mirush Kabashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat