Indeksohen pensionet në masën 2.8%

Shqipëria

Indeksohen pensionet në masën 2.8%

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 20:03
Ilustrim

Pensionet do të pësojnë një rritje në masën 2.8%, duke sjellë më shumë të ardhura për personat përfitues.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri, Edi Rama gjatë llogaridhënies publike në qytetin e Durrësit, ku u informua nga afër për shqetësimet dhe problemet e banorëve.

“Sot kemi marr një  vendimin për një rritje të  pensioneve, është shumë e vogël në raport me çfarë duhet, por është 2,8%.

Nuk kemi indeksuar pensionet vetëm në bazë të inflacionit, por kemi shkuar mbi inflacionin për ti bërë një shtesë pensionistëve në 1 korrik.

Nuk është shumë, por ama janë gjëra që bëhen hap pas hapi dhe jam i bindur që duke ecur hap pas hapi ne mund të bëjmë këtë 4 vjeçar një transformim real të ekonomisë dhe do të sjellim më shumë të ardhura për familjet”, përfundoi kryeministri Rama. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat