PD paralajmëron ministrat e Ramës: Do të jetë një verë përvëluese për ju! - Bota Sot
PD paralajmëron ministrat e Ramës: Do të jetë një verë përvëluese për ju!

Shqipëria

E enjte, 16 gusht 2018

PD paralajmëron ministrat e Ramës: Do të jetë një verë përvëluese për ju!

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 21:18
Selia e PD-se

Do të jetë një verë përvëluese për qeverinë.
Ka qenë ky paralajmërimi I deputetit të PD-së Ervin Salianji, I cili ka lënë të kuptohet se PD ka të tjera dosje në lidhje me ministrat dhe kryebashkiakët e majtë, ashtu siç dhe ndodhi me rastin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

I ftuar në Neës24, Salianji u shpreh se edhe organet ligjzbatuese, ashtu si vetë Rama e ndërkombëtarët, e dinë për dosjet e shumta në tavolinën e gjyqësorit shqiptar për akte korruptive të ministrave të majtë.

“PD i verifikon rastet. Ka të dhëna që vetë Rama i di, ndërkombëtarët i dinë, që organet proceduriale kanë regjistrime të ministrave e kryebashkiakëve të qeverisë që janë të përfshirë në akte të rënda korrupsioni.

Do të ketë rast pas rasti, sapo ne ti verifikojmë, ne do t’i publikojmë. Do të jetë një verë përvëluese për qeverinë. Do tëmthotë se qeverisë po i plasin skandale çdo ditë.”-tha Salianji.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test