Të rinjtë opozitarë "dëbojnë" kryeministrin Rama

Shqipëria

Të rinjtë opozitarë "dëbojnë" kryeministrin Rama

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 08:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të rinjtë e Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrimin vijuan protestën para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar largimin e Ministrit Xhafaj. 

Gjatë protestës, të rinjtë ekspozuan simbolikisht një pasaportë të modifikuar më të dhënat e kryeministrit Rama, si dhe një tryezë të llogaridhënies në publik me imazhet e Saimir Tahirit, Moisi Habilajt e Agron Xhafajt, ishin simbolikat e protestës së rradhës në paralelizëm me turin që qeveria ka ndërmarrë këto javë. 

Tubimet e të rinjve të PD dhe LSI po vazhdojnë duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe Ministrit Xhafaj që pas protestës së opozitës më 26 maj.    

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat