Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkarkojë nga detyra 4 drejtorë të Hipotekës në vend si dhe dy drejtues nga institucioni i ALUIZNI-t, me arsyetimin se performanca e tyre në punë ka qenë e dobët.
Vendimi është dhënë nga vetë Rama gjatë një mbledhje me drejtuesit e këtyre dy institucioneve.