Ish-mafiozi me dy djemtë e tij në Tiranë: Kam urdhëruar vrasjen e njerëzve që përdhunojnë vajza, do ta bëja sërish. Nëse vdes dua… - Bota Sot
Ish-mafiozi me dy djemtë e tij në Tiranë: Kam urdhëruar vrasjen e njerëzve që përdhunojnë vajza, do ta bëja sërish. Nëse vdes dua…

Shqipëria

E martë, 18 shtator 2018

Ish-mafiozi me dy djemtë e tij në Tiranë: Kam urdhëruar vrasjen e njerëzve që përdhunojnë vajza, do ta bëja sërish. Nëse vdes dua…

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 09:38
John Eduard Alite alias “Johnny Alletto”

John Eduard Alite alias “Johnny Alletto” ka lindur në shtator të vitit 1962. Alite është një mafioz amerikan nga Nju York-u, me origjinë shqiptare, nga Gjirokastra. Bashkëpunëtor i ngushtë dhe i konsideruar “krahu i djathtë” i familjes mafioze Gambino dhe padrinos së saj, John Angeli Gotti-t në vitet 1980-1990 dhe deri në fillim të dekadës së parë të shekullit 21.

Keto dite ai gjendet ne Tirane. Ka ardhur bashke me dy djemte e tij per t’i njohur ata me Shqipërine. Kjo pasi jeta e 56-vjeçarit si mafioz ka intriguar regjisorin Andi Deliana për një dokumentar të detajuar rreth tij.

Pas Kosoves, ai e prezantoi ate në Tiranë, ku detaje dha vete protagonisti i ngjarjes, i cili ndonëse është një nga kokat më të kërkuara të mafias sot në New York, mbërriti si një nga njerëzit më të thjeshtë që lëviz lirshëm e pa probleme në një qytet, kur në fakt është një nga njerëzit më të mbrojtur nga FBI, të cilët mesa duket kanë format e tyre të sofistikuara të mbrojtjes.

“Unë jam i njëjti siç kam qenë. Nuk mund të them se kam ndryshuar. Ndryshimi është tek mënyra se si reagoj. Nëse dikush me shqetëson nuk reagoj me fizikisht. Dua të transmetoj mesazhe pozitive tani. Kam qenë një djalë agresiv, më vjen keq për këtë, por nuk mundem ta zhbëj. Ndërsa për disa nuk më vjen aspak keq. Kur kam urdhëruar vrasjen e njerëzve që përdhunojnë vajza, nuk do të kërkoj kurrë falje. Do ta bëja sërish. Nuk jam ai që më takon të gjykoj, por as ta lë këtë gjë të ndodhë nuk mundem”, thotë ai.

Tani ai është një njeri i lirë, pasi bashkëpunoi me FBI në luftën ndaj krimit.

“Ky lajm pushtoi gazetat amerikane në vitin 2005. Ky është Gotti në rolin e spiunit, duke folur kundër meje. Po bashkëpunonte me qeverinë, një gjë nuk ka të bëjë me mua apo me të, por me rregullat e rrugës. Në rrugë nuk ka besnikëri të vërtetë. Unë i kam mbijetuar kësaj, i kam mbijetuar njerëzve si Gotti. Besoj në Zot dhe nëse vdes dua të lë mesazhe pozitive. Nuk dua që në rrugë të mbeten mesazhet e mia të vjetra që të vriten e të lëndohen njerëz”, deklaron më tej.

HISTORIA E BASHKEPUNIMIT ME FBI

Në vitin 2003, mafiozi amerikano-shqiptar John Alite mësoi se ishte në shënjestër për ta vrarë, dhe largohet në fshehtësi nga Amerika drejt Europës, duke lëvizur në njëzet vende europiane, përfshi këtu edhe vendin e origjinës, Shqipërinë. Më pas nga Europa, John Alite lëvizi në Amerikën e Jugut. Ndërkohë, John Alite shpallet në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, si një nga “most wanted”, shkruan Tirana Observer, e cila ka zhvilluar nje interviste me Alite. Gjatë kohës që Alite jetonte dhe rrinte i fshehur në Brazil, zbulohet, dhe me një urdhër-arrest nga Interpoli, arrestohet për llogari të autoriteteve federale amerikane. John Alite kaloi dy vjet në burgjet braziliane dhe në vitin 2006 ekstradohet në SHBA. Në vitin 2011, John Alite u dënua me 10 vjet burg, për akuzat si pjesëmarrës në një mori krimesh, sikundër: vrasje, vënie gjobash, drogë, vjedhje dhe fshehje të krimeve. Gjatë viteve në burg John Alite bashkëpunoi me autoritetet federale amerikane, duke dëshmuar para tyre kundër familjes mafioze Gambino, Gotti-t, Charles Carneglia dhe kundër ish-bashkëpunëtorëve të tij, dëshmi që tronditën thellë Perandorinë e Krimit të familjes mafioze Gambino, të fundmit e Cosa Nostra-s. Alite lirohet nga burgu me kusht, me statusin e të penduarit dhe me statusin e mbrojtjes së dëshmitarit, duke mos i bërë kështu dhjetë vitet burg, që ai u dënua fillimisht.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test