Ramës s'i pëlqejnë pyetjet për trafik droge, ja përgjigja për gazetarin austriak

Shqipëria

Ramës s'i pëlqejnë pyetjet për trafik droge, ja përgjigja për gazetarin austriak

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 12:11
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median austriake profil.at, ku ka folur rreth euro-integrimeve të Shqipërisë. “Nëse Shqipëria ndihmon BE kundër ngritjes së forcave anti-europiane dhe populliste, atëherë unë do e kuptoja shtyrjen e hapjes së negociatave. Megjithatë, ne kemi bërë gjithçka çfarë na është kërkuar prej BE-së,” tha ai, përcjell albinfo.ch, duke përmendur si sukses të qeverisë miratimin e Vetingut sëbashku me opozitën.

Vende që akoma kanë dyshime për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë janë Franca, Hollanda dhe Danimarka.

Në lidhje me refugjatët Rama shtoi se nga fillimi i vitit në Shqipëri kanë hyrë 2200 refugjatë nga Siria dhe Pakistani. “Është një numër i vogël. Nuk duam të ndërtojmë gardhe në kufi. Nëse rritet numri i refugjatëve, atëherë do marrim ndihmë nga BE,” tha ai.

Në fund ai tha se kundrejt ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, nuk ka kërkesë ekstradimi nga Italia dhe se kur është puna e luftës kundër drogës, e përfundoi me një pyetje retorike: “Kur bëhet fjalë për drogë çdoherë në shqiptarët jemi fajtorë. Por kush flet mbi problemet e drogës në Hollandë ose Francë?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat