“Do na hajë edhe fëmijët” banorët të tmerruar nga ariu

Shqipëria

“Do na hajë edhe fëmijët” banorët të tmerruar nga ariu

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Banorët e fshatit Xibresh të Elbasanit ndihen të kërcënuar nga ariu.

Kafsha e egër prej disa vitesh tashmë po shkatërron të gjithë fshatin, ndërsa së fundmi ka filluar të sulmojë bagëtitë. Banorët kërkojnë ndihmë për të shpëtuar jetën e njerëzve.

Edhe pse i kanë provuar të gjitha mënyrat për ta larguar ariun, duke ndezur zjarre dhe duke krijuar zhurma të forta duket se asnjë mënyrë nuk po funksionon.

Kafsha e egër është strehuar në një pyll shumë pranë fshatit, ndërsa gjatë natës sulmon bagëtitë.

Në Xibresh dhe në dy fshatrat e tjerë fqinjë, nuk ka më të mbjella, pasi të gjitha shkatërrohën nga ariu. Kafsha e mbrojtur me ligj, nuk mund të vritet, por në këtë situatë banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të strukturave kompetente për të shpëtuar fshatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat