Intervista për median austriake, Ramës i bëhen tre pyetjet më të vështira

Shqipëria

Intervista për median austriake, Ramës i bëhen tre pyetjet më të vështira

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 18:08
Edi Rama

Dy ditë më parë në median e huaj e posaçërisht në atë gjermane “Der Spiegel”, flitej për mundësinë që Shqipëria të kthehej në një vend-strehim për emigrantët e paligjshëm, një ide kjo e shpallur dhe e mbështetur nga Austria e cila ka deri në korrik presidencën e BE-së.
Fantazi për ardhjen e ish luftëtarëve të ISIS dhe për strehimin e azilantëve të paligjshëm, këto do të ishin termat që kryeministri Edi Rama do të përdorte në një intervistë të dhënë për turken Anadolu Agency po dy ditë më parë përpara se “Der Spiegel” të publikonte lajmin se Shqipëria shihet si vend i mundshëm për të strehuar refugjatët e lindjes.

Por këtë të premte, kryeministri ka dhënë një tjetër intervistë, kësaj here për portalin austriak Profil.at, ku ka folur në lidhje me këtë çështje, e cila është kthyer në qendër të fokusit politik.

Rama është shprehur se janë regjistruar deri më tani rreth 2200 refugjatë të ardhur nga Siria e Pakistani në Shqipëri dhe se sipas gjykimit të tij, qeveria nuk kërkon të ndërtojë barriera kufitare. Nga ana tjetër Rama në përgjigjen e tij nuk ka thënë as po e as jo, nëse Shqipëria do të kthehet në një pikë strehimi për refugjatët, duke u mjaftuar me këtë përgjigje:

“Ne kemi të regjistruar rreth 2200 refugjatë nga Siria dhe Pakistani që nga fillimi i vitit. Ka rritje, por ende është një numër i vogël. Ne nuk duam të ndërtojmë barriera kufitare. Megjithatë, nëse rritet numri i refugjatëve, ne do presim ndihmë nga BE.”

Kryeministri ka folur gjithashtu dhe për refugjatët shqiptarë në shumë vende të Evropës së bashkuar, atje ku fenomeni është kthyer dhe në një problem shqetësues. Rasti i Francës është mbase ai më i prekshmi, ku artikulimet e shtetarëve francezë nuk kanë qenë të pakta. Njëkohësisht, Franca mbetet një vend skeptik për hapjen e negociatave dhe Rama në intervistë shprehet se është i gatshëm që për hir të një përgjigjeje pozitive për integrimin këtë muaj, qeveria është e gatshmë që t’i kthejë ata në vendlindje.

“Ne jemi gjithashtu të gatshëm t’i kthejmë bashkatdhetarët që banojnë ilegalisht në Francë ose në vende të tjera të BE. Por besimi i shqiptarëve në BE dhe gjendja e mirë këtu do të dëmtohen.”-tha Rama.

Një tjetër pyetje e nxehtë ka qenë ajo në lidhje me audio- përgjimin për vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Përgjigjen e Ramës mund ta lexoni më poshtë në zbardhjen e intervistës së plotë.

Intervista e plotë

Në fund të qershorit, Këshilli Evropian në Bruksel do të vendosë për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Për momentin kjo gjë nuk duket shumë mirë.

Nëse vonesa e hapjes së negociatave për Shqipërinë, do ta ndihmonte Bashkimin Europian të frenonte rritjen e populizmit në BE atëherë unë jam gati.

Por ne kemi bërë gjithçka që BE na ka kërkuar të bëjmë. Ne e ndryshuam kushtetutën në kompromis me opozitën, e cila nuk pajtohet me pothuajse asnjë çështje.

Tani po vendosim në punë një sistem të ri emërimi për gjykatësit dhe prokurorët. Natyrisht, Shqipëria ka nevojë ende për shumë kohë për t’u bërë anëtare e BE-së, por ne nuk jemi aktualisht të interesuar për anëtarësim. Nisja e negociatave për pranimin do na ndihmonte për zbatimin e reformave.

Disa shtete si Franca, Hollanda dhe Danimarka kanë ende rezerva për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Është e vështirë për mua të kuptoj se pse vendimi i Komisionit të BE për të filluar bisedimet me ne nuk duhet të jetë detyrues për shtetet anëtare. Ne jemi gjithashtu të gatshëm t’i kthejmë bashkatdhetarët që banojnë ilegalisht në Francë ose në vende të tjera të BE. Por besimi i shqiptarëve në BE dhe gjendja e mirë këtu do të dëmtohen. Nëse numri i refugjatëve rritet, ne presim ndihmë nga BE. Kjo është ajo që i thashë kancelarit federal Kurz në Vjenë.

Sipas kancelarit austriak Sebastian Kurz ekziston një rrugë e re kalimi në Ballkan për refugjatët nga Shqipëria dhe Bosnja.

Ne kemi të regjistruar rreth 2200 refugjatë nga Siria dhe Pakistani që nga fillimi i vitit. Ka rritje, por ende është një numër i vogël. Ne nuk duam të ndërtojmë barriera kufitare. Megjithatë, nëse rritet numri i refugjatëve, ne do presim ndihmë nga BE.

Ka akuza kundër ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, se ai ka mbrojtur të vëllain e tij, të dënuar për trafik droge.

Italia nuk ka kërkuar kurrë ekstradimin e tij. Çfarë duhet të bëjmë?

E ndaluat dot ju kultivimin në shkallë të gjerë të kanabisit në Shqipëri gjatë vitit 2016?

Ne e luftuam në mënyrë efektive. Por kush flet për problemet e drogës në Holandë apo në Francë? Gjithmonë të akuzuar jemi ne shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat