Meta jep lajmin e mirë nga Gjermania

Shqipëria

Meta jep lajmin e mirë nga Gjermania

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 11:28
Sot Meta ka pasur një takim me Mario Ohoven

Kreu i Shtetit ndodhet për një vizitë në Gjermani.

Sot Meta ka pasur një takim me Mario Ohoven, kreu i shoqatës Evropianë dhe Gjermanë të sipërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla.

Meta shkruan se nga ana e tyre ka një interes të madh për të bashkëpunuar me Shqipërinë, ndërsa shumë shpejt do të përfshihet edhe vendi ynë në këtë shoqatë.

“Një takim i shkëlqyer me Presidentin e Shoqatës evropiane dhe asaj gjermane të Sipërmarrjeve të Mesme e të Vogla (BVMW), zotin Mario Ohoven.

Kënaqësi që konstatova një interes shumë të lartë për të bashkëpunuar me Shqipërinë.

Ramë dakord që në kuadër të aktiviteteve për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve ekonomike e tregtare me Gjermaninë, të përfshijë Shqipërinë në rrjetin me të madh evropian të SME-ve”, shkruan Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat