Shqipëri: Fshati në terr informativ, ‘nuk e dijnë as kush është kryeministër’

Shqipëria

Shqipëri: Fshati në terr informativ, ‘nuk e dijnë as kush është kryeministër’

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 21:42
Ilustrim

Banorët e Bruçajt kanë harruar se kush ka qenë Presidenti apo kryeministri i fundit që kanë parë në ekran në këtë fshat. Për një pjesë, ai është Aleksandër Meksi. Për të tjerë, Fatos Nano. Ajo që i bashkon të gjithë është se ora u ka mbetur rreth 15 vite më parë.

Kush mundet një herë në disa muaj që të zbresë në qytetin e Shkodrës edhe merr informacion. Të tjerët, duke patur parasysh edhe shpërndarjen e madhe që ka ky fshat, janë në terr të plotë informativ.

Në masë dërrmuese, televizori në Bruçaj nuk ekziston fare si objekt.

“Nuk kemi drita përveç Diellit dhe Hënës”, thonë banorët.

Kur bota diskuton për përparimin e frikshëm të teknologjisë apo Shqipëria promovon oferta të celularëve dhe laptopëve të fundit, kur politika është zhvendosur në rrjete e platforma “online”, asgjë nga këto nuk mbërrin në Bruçaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat