Parashikimi i motit sot në Shqipëri

Shqipëria

Parashikimi i motit sot në Shqipëri

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Sipas MeteoAlb në Shqipëri paraditja vijon me kthjellime e vranësira të shpeshta; më të dendura pas mesditës në zonat malore ku pritet ketë rrebeshe të përkohshme shiu.

Por shira të izoluar do ketë në zonat qendrore ndërsa thuajse i gjithë bregdeti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri në mbrëmje kur kthjellimet shtrihen në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 13 – 32°C. 

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke bërë që në det të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat