Dy deputetet e tij i bashkohen Ramës, vjen reagimi i Idrizit

Shqipëria

Dy deputetet e tij i bashkohen Ramës, vjen reagimi i Idrizit

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 15:30
Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka reaguar pas lajmit se dy deputete të partisë së tij i janë bashkuar PS. Ishte Reme Lala që dha lajmin e largimit të saj dhe të Elena Xhinës nga Dibra.

Për Idrizin asgjë nuk është e re.

"Lajmet e vjetra që sot shiten si të reja, për individë që kanë qënë thjesht kandidatë të PDIU-së, sepse janë deklaruar me PS-në qysh në përfundim të zgjedhjeve, nuk sjellin asnjë ndryshim në veprimtarinë tonë politike për zgjidhjen e çeshtjes Çame. Çështja Çame na bashkon dhe na ndan me këdo ... si një kauz jo vetem e jona, po e çdo shqiptari brenda dhe jashtë kufijëve.", shkruan kreu i PDIU-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat