Dëshmia e Shqiponjës, shembulli i radhës për të gjithë ata që ndeshen me pengesa në zyrat e shtetit

Shqipëria

Dëshmia e Shqiponjës, shembulli i radhës për të gjithë ata që ndeshen me pengesa në zyrat e shtetit

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 19:36
Shqiponja Cani

Ankesa e një qytetareje nga Durrësi në “shqiperiaqeduam.al”, për vëllain e saj të sëmurë me dializë ka bërë të mundur që t’i hapet rrugë mundësisë që çdo pacient që trajtohet me dializën peritonale, ta marrë bazën materiale në spitalet pranë vendbanimit.

Për trajtimin me dializë në kushtet e shtëpisë, qytetarit nga Vlora i duhej të vinte çdo muaj në QSUT për të marrë bazën material, dhe në disa raste siç tregon Shqiponja Cani, edhe dy herë në muaj.

Ajo tregon se si iu zgjidh problemi pas ankesës në platformën e bashkqëqeverisjes.

“Kam vëllain në Vlorë dhe është operuar dy herë, pastaj arriti te dializa. E çonim në Tiranë çdo muaj me maknië, merrnim shoferin në dispozicion që na merrte 100 mijë lekë të vjetra. Pastaj kishte raste dy herë në muaj por arritëm shumë lekë borxh”, rrëfen ajo.

Cani tha se pas shumë sorollatjesh pasi kërkonim që vëllai të trajtohej si të sëmurët me dializë,  zgjidhja na erdhi vetëm nga bashkëqeverisja. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat