Çupi: Rama urdhëroi shpuren e tij që ti jepnin titullin atij që qëlloi me armë Heroin e Demokracisë

Shqipëria

Çupi: Rama urdhëroi shpuren e tij që ti jepnin titullin atij që qëlloi me armë Heroin e Demokracisë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 14:40
Edhe deputeja demokrate e Dibrës Dhurata Çupi

Edhe deputeja demokrate e Dibrës Dhurata Çupi ka reaguar pas vendimit të këshiltarëve të majtë të Hasit për të dekoruar Gafurr Mazrekun I cili qëlloi me armë mbi Azem Hajdarin në parlamentin shqiptar.

Ajo në një shënim të saj në rrjetet sociale e quan të turpshëm vendimin e Kshillit Bashkiak, duke shtuar se, “turpi mban vulën e Rilindjes së Ramës i cili urdhëroi shpurën e tij socialiste që ti jepnin titullin “qytetar i turpit” këtij njeriu, pasi 21 vite më parë në foltoren e Parlamentit qëlloi me armë heroin e demokracisë Azem Hajdari”.

Ja shënimi i plotë i deputetës Çupi në facebook:

Vendim i turpshëm i Këshillit Bashkiak të Hasit,shpall qytetar nderi Gafurr Mazrekun për “kontribut të shquar pasi ne 1997 qëlloi me armë Azem Hajdarin”
Turpi mban vulën e Rilindjes së Ramës i cili urdhëroi shpurën e tij socialiste që ti jepnin titullin “qytetar i turpit” këtij njeriu, pasi 21 vite më parë në foltoren e Parlamentit qëlloi me armë heroin e demokracisë Azem Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat