Presidenti Meta: Provokim i panevojshëm shpallja e Gafur Mazrekut ‘Qytetar Nderi’

Shqipëria

Presidenti Meta: Provokim i panevojshëm shpallja e Gafur Mazrekut ‘Qytetar Nderi’

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 16:22
Presidenti Meta

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i pyetur sot nga mediat lidhur me vendimin për shpalljen ‘Qytetari Nderi’ i Hasit, të Gafur Mazrekut, i cili plagosi me armë brenda ambienteve të Parlamentit, Liderin e Dhjetorit dhe Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari u shpreh se:

Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar  në jetën publike.

Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane.

Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat