Shkatërrohet grupi kriminal që grabiste banka, 5 persona në pranga

Shqipëria

Shkatërrohet grupi kriminal që grabiste banka, 5 persona në pranga

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 17:04
Ilustrim

Vijon operacioni "Forca e Ligjit" në qytetin e Tiranës.

Pesë persona janë vënë në pranga si autorë të dyshuar të vjedhjeve të disa filiale bankash dhe biznese të ndryshme.

Sipas policisë ky grup i strukturuar kriminal, anëtarët e të cilit nën kërcënimin e armeve vidhnin kasaforta ne biznese të ndryshme jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë

Ndërsa janë sekuestruar automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofolë me stemë policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e vjedhjeve.

Në bazë të operacionit të “Kasaforta“, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Saimir Kuçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë, Elton Lika, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë, Valmend Pelivani, 27 vjeç, banues në Tiranë, dënuar më parë për vjedhje, Donald Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje dhe Engrid Hënaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet rezulton se ky grup i strukturuar kriminal, në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me armë kasaforta me vlera monetare të bizneseve të ndryshme, jo vetëm në juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, por dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Për realizimin e këtyre ngjarjeve, këta shtetas lëviznin orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qera duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë.

Nga puna hetimore është bërë i mundur dokumentimi ligjor i disa ngjarjeve të ndodhura në kryeqytet, por dhe në qytete të tjera si Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat, konkretisht i 11 ngjarjeve:

- në datë 02.03 2018 ku është vjedhur me armë filiali bankës Credins në rrugën dytësore Tiranë- Durrës. 

- në datë 12.04.2018 ku në Kamëz Tiranë është vjedhur banesa e shtetasit A.Rr.

- në datë 15.06.2018 ku në fshatin Vaqarr eshte vjedhur kasaforta e një mobilerie.

- në datë 18.06.2018 ku tek ish qyteti nxënësve në Tiranë është tentuar të vidhet me armë një mobileri.

- në datë 09.10.2017 ku në qytetin e Kavajës është vjedhur e kasaforta e një firme.

- në datë 06.01.2018 ku është vjedhur kasaforta e një shoqerie në rrugën “Frederik Shiroka”.

- në datë 23.12.2017 ku është vjedhur kasaforta e një dyqani në rrugën “Njazi Meka”.

- në datë 04.06.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermaketi në rrugën “Hysen Xhura”.

- në datë 26.02.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermarketi në rrugën “Tom Plezha”.

- ne date 30.01.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme sheqeri në fshatin Picar bashkia Vorë.

- në datë 06.04.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme në fshatin Ahmetaq bashkia Vorë.

Në cilësinë e provës materiale gjatë hetimit të këtyre ngjarjeve janë sekuestruar

- 3 automjete

- 2 armë zjarri

- 4 maska

- 6 palë doreza pune

- 1 palë pranga metalike si ato të policisë.

- 1 portofol me stemën e Policisë.

- 1 sasi lënde e dyshuar narkotike  e llojit heroinë.

- 1 çantë me vegla pune si pinca, kaçavida.

- 1 gur fresibël që shërben për prerjen e hekurave.

- veshje të ndryshme.

- Pajisje speciale per hapjen e dyerve të blinduara.

- 1 vare dhe 6 leva hekuri.

Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve.

Materialet do t'i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit e kryer ne bashkëpunim", “Vjedhjes me armë“, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotikëve”, “Mbajtje pa të drejtë e uniformës” dhe "Kanosjes për shkak të detyrës”.

Policia e Shtetit në bashkepunim me Prokurorine po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat