1 mijë vende të lira pune për të rinj, si mund të përfitoni

Shqipëria

1 mijë vende të lira pune për të rinj, si mund të përfitoni

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 22:50
Ilustrim

Vijojnë aplikimet për projektin “Smile from Albania”, i cili pritet të punësojë 1 mijë të rinj e të reja në promovimin e Shqipërisë turistike.

Aplikantët duhet të plotësojnë një sërë kriteresh për t’u bërë pjesë e projektit, të cilat përfshijnë:

Moshën 18 deri në 30 vjeç

Paraqitje të rregullt dhe standard në bashkëbisedim

Njohur bazë të gjeografisë dhe historisë së vendit

Njohuri nga zona dhe të vlerave turistike të zonës ku do të aktivizohen

Komunikim i mjaftueshëm në gjuhën angleze (gjuhët e tjera përbëjnë avantazh)

Prezencën në pikat e caktuara sipas orareve dhe organizimit të përcaktuar

Dedikim në kërkesat për të kontribuuar në këtë iniciativë

Ndërkohë, për të aplikuar për këtë projekt, duhet që të interesuarit të dorëzojnë një sërë dokumentesh, si:

Një kërkesë

Kopje të kartës së identitetit

Foto personale jo më të vjetër se 3 muaj

CV (formati Europass)

Diplomë e shkollës së mesme ose të lartë apo vërtetim që po ndiqni studimet

Sa i takon kërkesë, duhet që aplikanti të shprehë qartë që kërkon të marrë pjesë në projektin “Smile Albania”, ku duhet të përcaktohet qartë vendodhja, e lidhur kjo me afërsinë dhe mundësinë për të qenë pranë info point-eve të përcaktuar.

Aplikimet mund të bëhen në adresën akzm.gov.al/smile.albania/aplikotani, duke dërguar dokumentet në [email protected] apo në adresat postare të zyrave të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Projekti i cili  do të mundësojë punësimin sezonal të të rinjve nga e gjithë Shqipëria, do të shtrihet përgjatë gjithë sezonit turistik në të gjitha pikat hyrëse dhe zonat turistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat