Vasili: Harxhuan 140 mln euro për zyra e makina, tani thonë s’kemi lek për Teatrin - Bota Sot
Vasili: Harxhuan 140 mln euro për zyra e makina, tani thonë s’kemi lek për Teatrin

Shqipëria

E enjte, 20 shtator 2018

Vasili: Harxhuan 140 mln euro për zyra e makina, tani thonë s’kemi lek për Teatrin

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 19:56
Veliaj, Rama dhe Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ka cilësuar mashtrime dhe gënjeshtra deklarata e bëra nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, se ndërtimin e Teatrit duan t’ia japin privatit pasi qeveria nuk ka lekë.

Me anë të një statusi në Facebook, Vasili thekson se, Rama dhe Veliaj kanë harxhuar mbi 140 milionë euro për zyra dhe makina, ndërsa tani thonë se nuk kanë lekë për teatrin.

Ja postimi i Vasilit në Facebook:

“140 milion euro gllaberoi qeveria per zyra,makina e vila,ndersa per Teatrin Kombetar s’ka leke.

Po si s’kane turp qe genjejne keta,qeveri e bashki,qe do shkaterrojne Teatrin dhe do tja hapin privateve se gjoja s’kane leke.

Keta leke kane pasur pa fund dhe vetem per zyra,makina te shtrenjta per qeveritare e ofiqare gjithfaresh,vila qeveritare e transferime zyrash kane bere rrush e kumbulla dhe pa ju skuqur faqja fare plot 140 milion euro

Për vitin 2017 jane plot 30 milionë euro shpenzime vetëm për Kryeministrinë. Në vitin 2015 shpenzimet e luksit për qeverinë arritën në shifrën e 91 milionë eurove dhe në vitin 2016 kjo shumë shkoi në rreth 22 milionë euro.

Pra, 140 milion euro kane baderdisur në tre vitet e fundit, vetëm për zyra dhe lukse te tjera kryeministri dhe te tijte”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test