“Shkarkoni Shkëlzen Selimin!” Protestë e shoqërisë civile para “vettingut”

Shqipëria

“Shkarkoni Shkëlzen Selimin!” Protestë e shoqërisë civile para “vettingut”

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 11:32
Një grup banorësh të Tiranës zhvilluan një protestë para ndërtesës ku po zhvilloheshin seancat e vetting-ut. Ata mbanin pankarta në duar kundër gjyqtarëve të korruptuar.

Për shoqërinë civile, vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve është i vonuar, ndonëse vetëm sot KPK-ja ka zhvilluar dy seanca të njëpasnjëshme, atë për prokurorin e Apelit të Tiranës, Gentian Trenova dhe gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska.

Një grup banorësh të Tiranës zhvilluan një protestë para ndërtesës ku po zhvilloheshin seancat e vetting-ut. Ata mbanin pankarta në duar kundër gjyqtarëve të korruptuar.

“Ka ngelur vetting-u në vend. Nuk ecet kështu, Shqipëria nuk ka më kohë”, thanë përfaqësues të Shoqërisë Civile në protestën e sotme.

Ata kërkojnë drejtësi dhe jo vetëm shkarkimin e tyre nga organet e vetting-ut.

Shoqëria civile kërkoi drejtësi për Gërdecin dhe 21 Janarin, gjyqtarët e të cilëve, sipas tyre, ende nuk kanë bërë drejtësi, por kanë lënë të lirë fajtorët e vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat