Një qendër në Shqipëri ku do mblidhen të gjithë refugjatët? Edhe Donald Tusk përkrah idenë

Shqipëria

Një qendër në Shqipëri ku do mblidhen të gjithë refugjatët? Edhe Donald Tusk përkrah idenë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 12:08
Donald Tusk

Ideja që refugjatët e refuzuar nga BE, të mblidhen në një vend të caktuar, po gjen gjithmonë e më shumë përkrahës.

I fundmit është presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

“Spiegel” shkruan se ai është miku më i ri i këtij projekti, që mban vulën e kancelarit gjerman, Sebastian Kurz.

Sipas revistës gjermane, ky kamp do të ngrihet në Shqipëri ose në një nga vendet e Afrikës së Veriut.

Në dokumentin e Tusk thuhet se në këtë kamp duhet të mblidhen të gjithë refugjatët e shpëtuar në det.

Diçka e tillë do të diskutohet në samitin e BE në fund të qershorit.

Pikërisht në këtë samit do merret vendimi nëse Shqipërisë do i hapet drita jeshile për nisjen e negociatave.

Revista gjermane shkruan se një plan i tillë mund të sjellë edhe lëvizje në ngërçin e krijuar në Gjermani mes CDU dhe CSU, pasi kancelares Angela Merkel i kanë lënë dy javë afat për të zgjidhur çështjen e azilkërkuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat