Lajmi për kampin e refugjatëve, Berisha revoltohet: O sot o kurrë, ta përmbysim Ramën

Shqipëria

Lajmi për kampin e refugjatëve, Berisha revoltohet: O sot o kurrë, ta përmbysim Ramën

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 13:19
Sali Berisha

Pas raportimeve se edhe kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk mbështet ngritjen e një kampi refugjatësh në një vend si Shqipëria, ka reaguar i revoltuar ish-kryeministri.

“O sot o kurrë duhet të përmbysim Edvin Kristaq Ramën, Jorgo Zografin e dytë!

Ky antishqiptar, kriminel pa atdhe, për karrigen e tij është gati të bëjë gjithçka:

Të shesë detin!

Të shesë tokën!

Të pranojë qindra-mijëra ish-terroristë të ISIS në Shqipëri!

Të përzërë nga Shqiperia rininë, të ardhmen e saj!

O sot o kurrë duhet të ngrihemi dhe të shporrim këtë kalbësirë, Jorgo Zograf të dytë, nga sundimi, shitja e Shqipërisë, interesave jetike, vetiake dhe kombëtare të shqiptarëve!” shkruan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat