Presidenti i Republikës, Ilir Meta sot është takuar me presidentin e Hungarisë, Janos Ader.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se e ka falënderuar për mbështetjen e fortë ndaj perspektivës evropiane të Shqipërisë.
Postimi i plotë:
I nderuar dhe i privilegjuar të vizitoj Hungarinë mike dhe të bisedoja me Presidentin Janos Ader.
E falenderova për mbështetjen e fortë ndaj perspektivës evropiane të vendit tonë.
Shprehëm bindjen për të ardhmen e shkëlqyer dhe premtuese të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Hungarisë.