Izet Haxhia: Berisha pagoi 1 mln euro për të më vrarë, mund ta provoj me fakte!

Shqipëria

Izet Haxhia: Berisha pagoi 1 mln euro për të më vrarë, mund ta provoj me fakte!

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 13:39
Izet Haxhia

Izet Haxhia është rikthyer edhe njëherë në sallën e gjyqit nga ku ka kërkuar rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit.

Në pritje të vendimit të gjykatës, Haxhia ka deklaruar se ish kryeministri Sali Berisha ka paguar 1 mln euro për vrasjen e tij.

Haxhia tha se nëse do të bëhej një rigjykim i dosjes së vrasjes së Hajdarit, për të cilën ai është akuzuar dhe dënuar me burg, atëherë ai do të provonte akuzën që ka bërë këtë të enjte në sallën e gjyqit.

Trupa gjykuese ndërkohë është tërhequr dhe do të japë verdiktin e saj në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat