Gjykata merr vendimin: Rezart Taçi shpallet i pafajshëm

Shqipëria

Gjykata merr vendimin: Rezart Taçi shpallet i pafajshëm

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 13:46
Rezart Taçi

Gjykata e Shkallës së parë e Tiranës shpalli Rezart Taçin të pafajshëm lidhur me dosjen ARMO.

Rezart Taçi shpallet i pafajshëm edhe pas gjyqit të katërt ndaj tij.

Sipas prokurorisë, Taçi nuk kishte paguar 8 milion euro detyrime tatimi dhe taksash.

Taçi akuzohej se kishte shmangur pagesën e TVSH-së, akcizës dhe taksën e karbonit, gjatë kohës që ka patur nën administrim kompaninë ARMO.

Këtë konstatim fillimisht e ka bërë një audit i tatimeve që kontrolloi veprimatrinë e ARMO-s për vitet 2011-2013. Dhe në bazë të këtij raporti prokuroria nisi hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykim në janar të 2018

Por sot gjykata e shpalli të pafajshëm.

Ish-manjati i naftës Rezart Taçi gjykohet në mungesë pasi prej më shumë se dy vitesh është larguar nga vendi, raporton Ora News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat